Krasniqi: Komuna e Podujevës e drejtuar nga LV-ja e dërgoi policinë të na largojë tendën
25 tetor 2022
| 14:17
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Komuna e Podujevës e ka dërguar policinë për t’ia larguar tendën.
“N’krejt Kosovën lirshëm e shpërndamë programin e PSD-së, veç n’komunën që qeveriset prej LV-së na e sollën policinë e inspeksionin me na larguar nga sheshi”, ka thënë Krasniqi.
Përmes një video ai ka thënë se kjo është duke u bërë për “inate politike”.