Krasniqi konfirmon largimin nga Ballkani

07 gusht 2020 | 21:31

Mbrojtësi i njohur Besnik Krasniqi është larguar nga skuadra e Ballkanit.

Largimin nga skuadra suharekase, Krasniqi e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Nuk jam më pjesë e Ballkanit! Kemi rënë dakord që të ndërpresim bashkëpunimin për arsye personale. Klubit ku kalova dy vjet të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj përzemërsisht presidentin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi dhe gjithë kryesinë dhe shtabin teknik si dhe tifozët e mrekullueshëm ‘Xhebrailat’”, ka shkruar Krasniqi.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri…