Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina
Mesfushori i njohur në futbollin e Kosovës, Endrit Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.
Ka qenë vet futbollisti në fjalë që e bëri të ditur largimin nga skuadra kryeqytetase, por nuk ka dhënë detaje për të ardhmen.
“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bartë fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit. Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, titullin, Kupën dhe Superkupën. Prishtina dhe tifozët e veçantë ‘Plisat’ do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi së shpejti në një ambient të ri”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.
/Veton ZYMBERI/