Krasniqi: Konflikti i LV-së me mediet e tregon panikun e qeverisë Kurti nga humbja

14 janar 2025 | 11:53

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se konflikti i Lëvizjes Vetëvendosje me mediat, tregon krizën e thellë të qeverisë Kurti dhe “panikun që e ka kapluar” nga humbja.

Krasniqi ka theksuar se mediat kanë pronarët e njëjtë, si atëherë kur LV-ja erdhi në pushtet.

Sipas tij, mediat nuk kanë ndryshuar, por Kurti e partia.

“Konflikti i LV-së dhe Kurtit me mediet tregon krizën e thellë të qeverisjes Kurti dhe panikun që e ka kapluar nga humbja. Këto medie janë të të njëjtëve pronarë, si në vitin 2021, kur Kurti dhe LV -ja ishin mysafirë të rregullt të tyre. Mediet nuk kanë ndryshuar. Prapë kërkojnë llogari nga qeveria, si në vitin 2020 e 2021. Kurti e LV-ja kanë ndryshuar. Kanë dështuar por nuk po duan të japin llogari. Ama më mirë është të jepet llogari para medies me kohë, se sa para prokurorëve më vonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po monitoron sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko. Sipas…