Krasniqi: Kosova ka tri halle të mëdha

07 shtator 2018 | 01:31

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi ynë ka tri halle.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se halli i parë është presidenti Hashim Thaçi, pas tij LDK-ja dhe halli i tretë AAK-ja e LV-ja.

Postimi i plotë i Krasniqit:

TRI HALLET E MËDHA TË KOSOVËS

I pari, Thaçi nuk po mund ta bindë Serbinë për ta njohur Kosovën – Pa ia falë Kosovën e përtej Ibrit! Vonë i ka ra ndërmend për Kosovën Lindore!

I dyti, LDK nuk dinë çka të bëjë me Teutë Rugovën?! Çka mund të bëjnë këta njerëz nesër për Kosovën si proces shumë më të ndërlikuar?

I treti, AAK e VV-ja nuk po dinë se cilin lloj të boksit ta zgjedh në duelin e radhës! Fituesi do të ndeshen me boksierët e Beogradit. Hall tjetër si po duket nuk kanë.

Hallet e tjera kanë mbetur nën hije! Më vonë mund të dalin për rrezitje! Pse jo?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla Filmi me temë nga Lufta e Parë Botërore…