Krasniqi: Kosova, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon, mirënjohje e përjetshme NATO-s

24 mars 2025 | 10:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot, në përvjetorin e 26, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, si “një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë”.

“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment vendimtar për popullin tonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë”, tha Krasniqi.

Sot, 26 vjet më pas, ai thotë se “Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”.

Krasniqi shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike, ndërsa kujtoi specifikisht dëshmorët e rënë për liri.

“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19-vjeçari Ardit Zymeri i cili u vrambrëmjen e së dielës…