Krasniqi: Kosova ta nisë me këmbë të mbarë në Ligën e Kombeve

06 shtator 2018 | 14:55

Gazetari sportiv, Milaim Krasniqi është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të nisë më këmbë të mbarë garat në Ligën e Kombeve.

“Nesër mbrëma të gjithë duam fitoren e Kosovës. Fitore për Fadil Vokrrin, fitore për historinë. Shumë kam besuar e sa shumë besoj në djemtë e Kosovës sa që nganjëherë me shkon mendja se gjithmonë do te fitojmë. Ta nisim me këmbë të mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Ky djaloshi me mua me shtoi edhe më shumë besimin. Suksese Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet në Baku në mes Azerbejxhanit dhe Kosovës nga ora 18:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e Drenasit dhe Skenderajt, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari…