![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Memli-Krasniqii.jpg)
Krasniqi: Krenar me punën e kryetarëve të komunave nga PDK
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se gjashtë nga tetë komunat që udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i lumtur dhe krenar me punën e kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga PDK.
Ai ka thënë se mënyra e vetme përpara është me transparencë dhe llogaridhënie.
Postimi i tij i plotë:
Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP.
Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj.
Jam i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre.
Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!