Krasniqi: Krishtlindja na bashkon në frymën e dashurisë dhe shpresës për një Kosovë më të mirë.

24 dhjetor 2024 | 20:58

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Krishtlindjes me një mesazh të ngrohtë për qytetarët e besimit të krishterë. Në një postim në Facebook, ai ka ndarë urimet e tij për një Krishtlindje të bekuar dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit. Në prag të kësaj feste, Krasniqi u takua në sheshin e kryeqytetit me dy kandidatët për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi.

“Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim”, shkroi mes tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim.

Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë.

Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një vizion të…