Krasniqi kritikon Kurtin, qeverinë e tij e quan patetike dhe anemike

15 korrik 2021 | 14:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes si në pushtetin qendror si atë lokal është anemike dhe patetike.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Greqi, duke thënë se është e papranueshme që po qëndron larg vendit kur Komuna e Deçanit po përballet me një situatë emergjente, pasi qytetarët e kësaj komune janë helmuar nga shkaqe ende të panjohura.

“Katër vite kanë qenë vite të humbura. Në aspektin ekonomik është shumë mbrapa në krahasim me qytetet e tjera. Kjo dëshmon një anemi të komunës që nuk i ka ndihmuar qytetarët. Kjo do të ndryshoj me ardhjen e Shaqir Totaj. Ky është modeli i LV-së, është qeverisje anemike, patetike, dhe është e turpshme për Prizrenin. Sot e kemi një kryeministër që po bën pushime në Greqi, dhe nuk vjen t’i shoh qytetarët në Deçan. LV-ja ka një model që më shumë merret më një mentalitet opozitar, por për Prizrenin kanë qenë të mjaftueshme me pa që nuk bën kjo qeverisje”, ka thënë Krasniqi gjatë qëndrimit në Prizren.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka thënë se gjendja e kësaj komune është e degraduar, raporton “EO”.

“Dua të përkujtoj që është një qytet shpirtëror, por që kohëve të fundit ka pasur një degradim”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë qytetarët,…