Krasniqi kritikon qeverinë Kurti: Ua pagoi serbëve 113 milionë euro rrymë, bënte filma me targat
22 nëntor 2023
| 11:31
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar pagesën e rrymës për serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas tij, qeveria Kurti ka paguar 113 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët, ndërsa “bënte filma me targat”.
“Qeveria Kurti i ka paguar 113 milionë euro (nga taksat tona) për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri, ndërsa bënte filma me targat, demek nuk ua lë targat e vjetra. More, detyroji ta paguajnë energjinë që e shpenzojnë e hiqu filmave ne targa! Targat presin, siç edhe po presin. E pakta, ato nuk po na i zhvatin milionat”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.