![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/FB_IMG_1628194979712.jpg)
Krasniqi: Kryesia e re do ta udhëheqë PDK-në drejt rikthimit në fitore të reja për Kosovën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues të partisë që pas diskutimeve e debatit të hapur, miratuan Kryesinë e re që, që sipas tij, do ta udhëheqë PDK-në drejt rikthimit në fitore të reja për Kosovën dhe qytetarët pa dallim.
Krasniqi ka thënë se në Kryesinë e PDK-së ka njerëz të devotshëm, që si të rinj kanë besuar e janë rritur organikisht në PDK.
“Kryesia përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit, përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë”.
“Përbëhet po ashtu nga njerëz komplet të rinj, jo veç në PDK por edhe në politikë, të cilët janë vlerë e shtuar e që përbëjnë avantazh për ne, por që janë profesionistë, e njerëz kompetent me përvojë në fushat e tyre, të cilët sot na duhen e të cilët i kanë besuar vizionit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se kjo është një kryesi, që e lidhë çdo hallkë të PDK-së, të përvojës së saj, të identitetit të saj, të profesionalizmit dhe qeverisjes së saj, dhe të perspektivës së saj në të ardhmen.