Krasniqi kujton daljen publike në UÇK (Foto)
11 qershor 2018
| 21:59
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherëshi edhe ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi ka kujtuar daljen e parë publike të tij 20 vite më parë në UÇK.
“Më rastin e 20 vjetorit Paraqitja e parë publike si zëdhënës i UÇK-së. Ishte kjo para 20 viteve. I kishte vështirësitë e saja të shumë natyrave. Ishte rrugëtimi që duhej bërë domosdoshmërish! Pasi rrugët mund të bëhen vetëm duke ecur”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.