Krasniqi kujton Fadil Vokrrin: Shumë sfida dhe suksese i kemi kaluar bashkë

09 qershor 2022 | 14:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Fadil Vokrri ishte futbollist i papërsëritshëm, kryetar i jashtëzakonshëm i FFK-së dhe personalitet që në vete ngërthente virtyte të larta njerëzore.

“Modest, punëtor i madh e gjithmonë i këndshëm me të gjithë. Mik besnik e i dashur, me të cilin shumë sfida e suksese i kemi kaluar me një buzëqeshje në fund. Miku im Fadil, faleminderit për shembullin e sportistit elitar, për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë dhe për miqësinë e sinqertë. Na mungon shumë!”, ka shkruar Krasniqi.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and monumentMay be an image of 1 person, flower and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme, Enca Haxhia foli për herë të parë…