Krasniqi kujton masakrën e Rezallës: Regjimi gjenocidal serb ende s’ka dalë para drejtësisë
Në 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se edhe për këtë masakër, sikur për shumë të tjera që ka kryer regjimi gjenocidal serb, ende s’kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.
“Burim Zabeli, 13 vjeç, po refuzonte t’i ndahej babait të tij, Xhemajlit, i cili kishte probleme me shikim. Dhe ashtu, dorë për dorë, pranë një lisi, kriminelët serbë i pushkatuan të dy. Trupat e Burimit dhe Xhemajlit u gjetën vetëm disa vite pas vrasjes në një varr masiv në Serbi – pasi aparati kriminal shtetëror, në mënyrë të orkestruar, kishte provuar t’i zhdukë trupat. 98 civilë shqiptarë, të të gjitha moshave, u vranë mizorisht në Rezallë më 5 prill të vitit 1999. Nuk u kursye askush. As fëmijët dhe as të moshuarit. Edhe për këtë masakër, sikur për shumë të tjera që ka kryer regjimi gjenocidal serb, ende s’kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të vendit tonë, mbi sakrificën e të cilëve qëndron liria dhe pavarësia e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.