Krasniqi: Kundërshtarët e mi janë ndihmuar nga palët e treta
Boksieri Haxhi “Robin” Krasniqi ka thënë se disa prej meçeve i ka humbur vetëm pasi që kundërshtarët kanë marrë ndihma nga palë të treta në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga 55 meçet zyrtare, Krasniqi në karrierën si boksier profesionist i ka fituar 49, 17 prej të cilave me nokaut, ndërsa i ka pësuar gjashtë disfata, njërën me nokaut. Tani Krasniqi i ka paralajmëruar kundërshtarit e tij që, sipas tij, fituan në mënyra të jashtëligjshme, se do të pësojnë gjithmonë nga ai.
“Unë vërtet i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera, edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mi në mënyrë të jashtëligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do të më mposhtë. Ata që tani e ndiejnë veten të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje. Këtë jua premtoj, sinqerisht”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)