Krasniqi: Kur thoshim ‘Albin Kurti është rrezik për Kosovën’, na thoshit tradhtarë
10 mars 2020
| 15:44
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovës, konkretisht pas paralajmërimeve të Amerikës për tërheqjen e trupave amerikane në vendi ynë.
Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Kur thojshim ‘Albin Kurti është rrezik për Kosovën’, na thojshit tradhtarë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke kërkuar nga qeveria Kurti që ta heq pa kushte taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, pasi kryeministri i Kosovës, ka paralajmëruar se do ta heq vetëm pjesërisht këtë taksë.
Frashër Krasniqi është njeri nga themeluesit e Vetëvendosje.