Krasniqi: Kurti e ka pranuar Asociacioni pa asgjë në këmbim (video)
03 nëntor 2023
| 13:58
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në lidhje me raportimin e kryeministrit Albin Kurti për takimin e 26 tetorit në Bruksel, ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa asgjë në këmbim.
Ai ka thënë se Asociacioni është autonomi politike për serbët.
“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë komplet karrierën e tij politike më 26 tetor në Bruksel. Pas dhjetë viteve kundërshtim, e pranoi Asociacionin pa asgjë në këmbim, me Zajednicë dhe autonomi politike për serbët në qendër!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”, ku ia ka bashkangjitur edhe fjalimin që ka mbajtur para deputetëve.