Krasniqi: Kurti e Radojçiqi u bënë “bashkë” kundër veteranëve të UÇK-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij, duke bërë akuza për bashkëpunim me eksponentë serbë të krimit dhe për tradhti ndaj votuesve.
Krasniqi u shpreh se Kurti dhe Milan Radoiçiq, një figurë e njohur serbe për krim dhe terrorizëm, janë bërë “bashkë” për të penguar rritjen e pagave për veteranët e UÇK-së.
Ajo e quajti shqetësuese faktin që përfaqësuesit e qeverisë kanë nisur të bashkëpunojnë me elementë të Listës Serbe, pavarësisht premtimeve të mëparshme për të mos bashkëpunuar me ta.
“E keni parë që janë bërë bashkë Albini me Radojçiqin e Mimoza me Simiqin për mos më i lënë më hi në pagën e rritjes veteranët e UÇK-së. Për me vendos për gjykatën Kushtetuese, për një gjyqtar të Kushtetueses. A nuk është kjo shqetësuese. Dhe kanë ardh në pushtet se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë serb ndërsa dolën që përveç bashkëpunim ia kanë nis me u thirr mes veti vëllezër. I keni parë mesazhet e zonjës Kusari, ajo ka qenë vetëm një vegël e kryeministrin Kurit. Sepse pas tyre qëndron vetëm një emër, Albin Kurti. Që i ka tradhtuar votuesit e vet se nuk do të bashkëpunoj me Listën Serbe. Armiku më i madh i kësaj Qeveria është e vërteta. Miku më i mirë është gënjeshtra”, ka thënë Krasniqi.
Krahas kësaj, Krasniqi, kritikoi ashpër qeverinë duke thënë se kanë dështuar në të gjitha fushat.
Ajo përmendi regresin në politikën e jashtme, në fushën e shëndetësisë, Krasniqi theksoi mungesën e materialeve bazë dhe ikjen masive të mjekëve për shkak të keqmenaxhimit. Ajo po ashtu shprehu shqetësim për gjendjen ekonomike, duke theksuar papunësinë e lartë dhe varfërinë.
“Në çdo fushë kanë dështuar. Po nisim prej politikës së jashtme. Nuk kemi njohje, nuk kemi anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kemi regres. Kemi lloj, lloj deklaratat qesharake të ministres së Punëve të Jashtme. Deri më sa e fundit ka qenë ku kryeministri e ka quajtur ‘naiv’ sekretarin e SHBA-e. Kemi prishje të raporteve në aleatët ndërkombëtare, kemi moskoordinim me ta.
Pastaj të shëndetësia, as penj nuk ka nëpër spitale e legjioneve të ndryshme. Kemi ikje të mjekëve. Çdo dite ka ikje, pasi nga sofati brenda që e ka vendosur brenda ministri, ka keqtrajtime.
Po foli për gjendjen ekonomike. Çfarë varfërie, a e keni parë raportin e Bankës Botërore, ku Kosova del si vendi i fundit me papunësinë më të madhe në rajon. E kjo është shqetësuese. Ata (qeveria) çdo sen që e thonë e kanë me propagandë, sepse e dini që rinia, shumica prej tyre kanë ikur nga Kosova. E keni parë me pensionistët çfarë bëri, në fund të mandatit. Çdo ditë nga Kosova ikin nga 173 qytetarë të Kosovës. 400 ushtarë kanë ikur nga FSK-ja”, ka shtuar Krasniqi në Dukagjin.