Krasniqi: Kurti e shkarkoi Gashin për kalkulime poltike
25 prill 2020
| 16:13
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e kishte marrë Shkëlzen Gashin në kabinetin e tij duke ia ditur mirë qëndrimet politike dhe thotë se sot e shkarkoi vetëm për kalkulime politike.
“Albin Kurti e mori Shkëlzen Gashin duke e njohur mirë dhe duke ia ditur qëndrimet politike. Sot e shkarkoi sepse reagimi publik i doli jashtë kontrollit”, ka thënë Krasniqi. Ai thotë se Kurti s’ka parime dhe se e ka shkarkuar Gashin vetëm për të përfituar politikisht.
“S’ka parime këtu. Ka vetëm kalkulime të pushtetit”, ka shtuar tutje Frashër Krasniqi.
Kryeministri në detyrë sot ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi, pas deklarimeve të këtij të fundit rreth vrasjeve të civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.