Krasniqi: Kurti po tregon se ka frikë të marrë përgjegjësi

02 prill 2021 | 23:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk po mund t’i bëjë ballë pushtetit.

“Albin Kurti po tregon se ka frikë të marrë përgjegjësi dhe po tenton ta çojë vendin sërish në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

“Sot u tentua që procesi i zgjeruar i reformës zgjedhore, të përfundojë brenda natës përmes shantazhit të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

“Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtij shantazhi, ashtu siç nuk u dorëzuam edhe sonte”, ka shtuar ai.

Sipas Krasniqit, Kuvendi i Kosovës është dashur të mbajë seancë për pandeminë e koronavirusit, për sigurimin e vaksinave dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ajo që…