Krasniqi, Kurtit: Çka ka, çka s’ka, a ka ‘Zajednicë’, Asociacion?

23 mars 2023 | 12:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë ka degraduar dhe se për këtë fajtor është kryeministri Albin Kurti.

Në seancën plenare ku po raporton Kurti për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, Krasniqi ka thënë se Kurti e ka pranuar që në marrëveshjen finale mos të ketë njohje të ndërsjellët.

I pari i PDK-së tha se pyetja e parë që duhet t’i bëjnë kryeministrit është “çka ka, çka s’ka… a ka ‘Zajednicë’, Asociacion….sepse me një fjali mbrëmë kryeministri i Kosovës e ka përmbysur krejt jetën e tij politike”.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit të dialogut. Duhet ta përgëzojmë kryeministrin për sinqeritetin sepse mbrëmë tha se ‘ka Asociacion’, por loja me fjalë e ka afatin e skadimit dhe kryeministri duhet të reflektojë. Kapërcimin më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Unë vërtetë mund të them se nuk ka bërë tradhti kombëtare por ka bërë ndaj ndjekësve të tij dhe militantëve, sepse u ka thënë se s’do të ketë asociacion. Nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Ilir Mirena, ka thënë se 51 për…