Krasniqi, Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetur ty çlirimi dhe demokratizimi i serbëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Krasniqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror.
Më tutje, Krasniqi ka kritikuar Kurtin edhe për presion ndaj kryetarëve të rinj për të shkuar në objektet e komunave në veri.
Ai e ka sfiduar Kurtin duke i thënë të shkojnë bashkë në objektet e Komunave në Veri.
I parti i PDK-së, ka thënë se Kurti është duke luajtur me zjarr.
“Nëse të ka mbet merak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarrin e së të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përveç nëse ke synime të tjera”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi duke iu referuar fjalimit të Kurtit mbajtur në Kuvend, ka thënë se kryeministri ka qëllim me i çliruar serbët. Në këtë kontekst, Krasniqi e ka quajtur Kurtin “çlirimtar i serbëve”
“Sot ti veç një qëllim e fol në fjalim. Krejt çka the, the qëllimin për me i çliruar serbët. Paramendo kryeministri i Kosovës e paska qëllimin me i çliruar serbët , çlirimtari i serbëve. Me i demokratizuar serbët, kryeministri i Kosovës. Kqyri more punët e tua, njerëzit janë duke të ik ë natë e ditë, e ti po me kallxon qysh duhet me bo parti politike në Beograd. Dertet e Vuçiqit t’i po i mban. Po dojshe me i çliruar ata. Nëse do me bo autonomi, e qaj o çlirimi yt, atëherë na trego. Sepse po e dimë që e ke pranuar një version katastrofal me Vuçiqin me nenin 7. Por, sillu si kryeministër jo si propagandist”, ka thënë Krasniqi.