Krasniqi, Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut kurrë se kam besuar
03 nëntor 2023
| 14:34
Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Deklarata e Krasniqit ka ardhur pasi Kurti ka thënë se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument.
“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qështu, kurrë se kam besuar. Lajçaku thotë mos fol, ti ok-ej”, ka thënë Krasniqi.
Kurti ka thënë se është në koordinim me amerikanët dhe evropianët dhe se ata kanë kërkuar që drafti të mos bëhet publik.