Krasniqi, Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pasur Kosova ndonjëherë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë.
Në seancën e sotme të Kuevndit, Krasniqi ia ka kujtuar kryeministrit Kurti që Kosova sot është në sanksione nga ShBA dhe BE-ja, pikërisht për shkak të veprimeve të Kurtit.
“Ti je shembulli më i keq i opozitarit që ka pasur Kosova ndonjëherë. Dhe sa për që ti i ke mbështetur marrëveshjet, ti as Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, më të rëndësishmen për Kosovën nuk e ke mbështetur”, tha ai.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi vendosjen në rend të ditës të Rezolutës së propozuar nga PDK-ja për fuqizimin e Policisë së Kosovës, Krasniqi tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe VV-së nuk ka qenë kurrë konstruktive.