Krasniqi: Kushtetuta meriton ndryshim por më shumë respekt
09 prill 2018
| 21:00
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar se dhjetëvjetori i Kushtetutës së Kosovës është një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës që meriton respekt.
“Një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ngjarje që meriton respekt, respekt për Kushtetutën, aktin juridik e politik më të lartin e shtetit. Ndoshta meriton ndryshim, por, sigurisht kërkon më shumë respekt, për të pasur e gjetur më shumë respekt në zbatueshmërinë e saj, në mbrojtje të saj. Sidomos nga ata që duhet të jenë gardianë të saj”, ka thënë Krasniqi.