Krasniqi: Kushtetuta po shkelet, Kurti nuk e ka shumicën parlamentare – VV po manipulon me Kuvendin

17 prill 2025 | 21:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se është e jokushtetuese që dikush të mbajë post edhe ekzekutiv dhe legjislativ.

I ftuar në T7, Krasniqi po flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Pra është e pamundur të jesh edhe kryeministër apo ministër edhe deputet në të njëjtën kohë, sepse Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë. Përtej kësaj Ligji për Qeverinë, i miratuar nga qeveria në largim është edhe më eksplicit, ligj i keq. Sikur të kontestohej në Kushtetuese do të dilte jo kushtetues. Nuk e kemi dërguar sepse kemi pasur çështje më pritoritare siç e dini, po që I komplikon gjërat edhe më tutje, duke e specifikuar në mënyrë eksplicite se këtë s’munden me nejt as në zyrë.”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se dëshira e tyre është që sa më shpejt të kemi institucione.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.

“Opinioni e ka parë pardje që z.Kurti i ka 52 deputetë. Nuk i ka pasur 61 deputetë. Arsyeja pse sot ka ndodhur nj veprim joligjor, arbitrar është se z,Kurti nuk i ka numrat për një shumicë parlamentare.”, tha Krasniqi.

Po ashtu ai tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk ka pasur kompetencë t’i thërras partitë politike për konsultim.

Krasniqi u shpreh se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deptueti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai.

Ai tha se shkuan në konsultë për të treguar se nuk janë bllokues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutohet në Lezhë Gjovalin Prendi, babai i të vrarit Sidorel…