Krasniqi, Lajçakut: Pse BE ndryshoi qëndrim për urën e Ibrit?
15 gusht 2024
| 16:34
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, rreth deklaratës së tij se “BE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim rreth hapjes së Urës së Ibrit”.
Krasniqi tha se “Është e qartë se ka ndryshime në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje”.
Ai theksoi se fillimisht qëndrimi i Bashkimit Evropian ishte “ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”.