Krasniqi: Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve
18 qershor 2023
| 21:53
“Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve”, kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka theksuar se në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
“Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.