Krasniqi largohet nga Besa, afër Vëllaznimit
15 dhjetor 2018
| 23:58
Festim Krasniqi, që ishte një prej lojtarëve më të mirë në skuadrën e Besës, ka treguar për “Epokën e re” se aventura e tij me klubin pejan ka përfunduar.
Autori i tetë golave me Besën e ka përjashtuar çdo mundësi që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës pejane pasi ende ajo nuk i ka kryer shumë obligime ndaj futbollistit në fjalë.
Krasniqi ka konfirmuar bisedimet me skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova, por ka treguar se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
/Veton ZYMBERI/