Krasniqi largohet nga Feronikeli

23 maj 2021 | 19:51

Zëdhënësi i FC Feronikeli, Erlind Krasniqi largohet nga kjo skuadër. Lajmin e ka konfimuar vet Krasniqi në profilin e vet në Facebook.

“Pata rastin dhe fatin që te FC Feronikeli të kem në duar të gjithë trofetë që mund të fitohen në Kosovë, gjithashtu kisha nderin që të jem pjesë e klubit edhe në ndeshjet e kuadrit të Champions e Europa League”, ka shkruar Krasniqi, raporton Epoka e re.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Faleminderit Feronikeli

Pas përfundimit të sezonit 2020/21, përfundoi edhe avantura ime personale si zëdhënës i FC Feronikelit.

Me këtë rast dua që të falënderoj secilin te klubi im i zemrës për bashkëpunimim që patëm gjatë këtyre viteve.

Pata rastin dhe fatin që te FC Feronikeli të kem në duar të gjithë trofetë që mund të fitohen në Kosovë, gjithashtu kisha nderin që të jem pjesë e klubit edhe në ndeshjet e kuadrit të Champions e Europa League.

Gjithashtu gjatë kohës te FC Feronikeli fitova edhe çmimin si punëtori i vitit të kaluar në Komunën e Drenasit.

Me këtë rast falënderoj edhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci i cili nuk u kursye asnjëherë për të përkrahur Feronikelin dhe sportin në përgjithësi.

Dinamika në futboll është shumë e lartë dhe nganjëherë gati e pamundur të përcillet, për këtë arsye duhej të merrja një vendim për të ndjekur tjetër karrierë por asnjëherë larg tribunave, pasi që FC Feronikeli më “humbi” si zëdhënës por më “fitoi” si fans.

Ndjej obligim moral që të falënderoj presidentin e klubit z. Naser Ramaj për mundësinë dhe besimin e dhënë.
Forca Nikli!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e ka konfirmuar vdekjen e dy persona nga aksidenti…