Krasniqi largohet nga Malajzia, kjo është deklarata e tij
Lojtari nga Kosova, Liridon Krasniqi e ka përfunduar aventurën e tij me Kedah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes rrjetit social “Instagram”.
“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që më keni bërë ai që jam sot. Faleminderit që besuat në mua. Faleminderit që u lutët për mua – Sot është një ditë e trishtuar dhe po e shkruaj këtë me lot në sy, por kjo është jeta. Premtoj se nuk do t’iu harroj kurrë. Shpresoj se as ju mua. Faleminderit trajneri Tan dhe Gato Gef që besuan në mua që nga dita e parë. Faleminderit bashkëlojtarëve dhe tek stafi. Për trajnerët – nëse kam bërë diçka gabim ju kërkoj falje dhe shpresoj të më falni. Ndoshta një ditë do të jemi bashkë përsëri. Kalova katër sezone të mrekullueshme këtu. Është koha të them lamtumirë. Nuk më besohet. Ju dua të gjithëve, veçanërisht tifozët. 105 ndeshje, 38 gola dhe 52 asistime”, ka shkruan Krasniqi në “Instagram”.