Krasniqi: LDK-ja po tallet me qytetarët
13 korrik 2018
| 11:20
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se është turp se si deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nënshkruhen në Kuvend vetëm sa për të marrë mëditjet.
Krasniqi ka thënë se prej 27 deputetëve sa ka LDK-ja, vetëm 7 prej tyre kanë qenë në seancën e sotme të Kuvendit.
“Kjo është tallje me qytetarët, vijnë këtu e tregojnë shantazh që prej neve varet kuorumi. Rrinë dy minuta, vetëm nënshkruhen dhe dalin. Është trup për të nënshkruar vetëm për ta marrë mëditjen. Është e turpshme që ata përfaqësojnë popullin”, ka thënë Krasniqi.