Krasniqi, LDK: Kjo Qeveri do të mbahet mend për vjedhjen e grurit të mot-moteve në rezervat shtetërore

10 korrik 2024 | 19:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti derisa ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend “për vejdhjen e grurit të mot – moteve”.

“Një Qeveri që popullin e vjedh, e mashtron dhe e varfëron, padyshim që populli do ta dënon”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Tutje, shkroi se “kjo Qeveri do të mbahet mend edhe për vjedhjen e grurit të mot – moteve në rezervat shtetëtore”.

Sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar një fermer në Malishevë.

“U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në fotografinë e publikuar ku shfaqet së bashku me Kurtin, ku dhe kanë veshur bluzat me mbishkrimin “për bukën e mot-motit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…