Krasniqi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me ShBA-të

04 korrik 2021 | 16:37

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ShBA-të për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun!”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Fushë-Prezë. Ngjarja…