Krasniqi: Logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, pa asnjë simbolikë të kombit

02 janar 2018 | 21:06

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, nuk ka ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.

Postimi i Krasniqit:

JA, KUSH E SOLLI LIRINË E PAVARËSINË!

Kam menduar gjatë e gjatë që të kuptoj se çfarë përmban logoja e 10-vjetorit të Pavarësisë, e cila shpërfaq dy duar të vendosura shpinë për shpine, gishtërinjtë e të cilave japin numrin dhjetë. Ndoshta, më bëhet kjo, e japin edhe logjikën e kundërshtimeve politike!

E çuditshme, në këtë logo nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile.

Nuk shoh ndonjë simbolikë të rrugëtimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim, rrugëtim gati njëshekullor i popullit tonë. Nuk shoh asnjë element e simbolikë të flijimeve për liri e pavarësi, të cilat falë gatishmërisë atdhetare të brezave, jemi në liri e pavarësi.

Nuk shoh asnjë grimë grilash, pas të cilave shqiptarët kaluan mbi 600 shekuj burg.

Nuk shoh asnjë simbolikë të kombit, madje asnjë ngjyrim elementar.

Përkundrazi,shoh vetëm dy duar që kundërshtojnë njëra-tjetrën, sikur duan të thonë:

Shikoni, këtë jubile e keni dhuratë vetëm nga këto dy duar të vetme, të cilat ua kanë sjellë Lirinë e Pavarësisë! (Mbase edhe është kështu, pasi paskërkan të drejtën e njëshit të na rrëmbejnë çdo gjë, siç në realitet edhe po ndodh!).

Se,fundja, pa këto duar s’do të kishte jubile të Pavarësisë!

Në këtë logo as edhe një mësim nga jubiletë e shumtë të Pavarësive të Shqipërisë!

Pa dyshim, mund të ketë edhe interpretime ndryshe…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkimin e…