Krasniqi lufton më 9 tetor ndaj Boselit
08 shtator 2021
| 17:21
Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë rimeçin me Dominic Bosel për titullin e Kampionit të Botës. Krasniqi e nokautoi Boselin më 10 tetor 2020 duke u shpallur kampion i Botës.
Në muajin tjetër Krasniqi do të luftojë që ta mbrojë këtë titull sërish ndaj gjermanit. Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi konfirmoi ndeshjen e rikthimit më 9 tetor. “Përballja kthyese më 9 tetor”, ka shkruar ai. Mbetet të shihet nëse sërish shqiptari do të arrijë ta nokautojë Boselin.