Krasniqi: LV-ja duhet të angazhohet në dialog me partitë, nuk ka të drejtë të imponojë kandidatë nëse s’e ka shumicën

21 prill 2025 | 13:55

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje nëse nuk e ka shumicën, duhet të angazhohet në dialog me partitë.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë lidhur me sigurimin e votave për kryeparlamentar.

“E drejta e partisë së parë për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit nuk nënkupton të drejtën për ta imponuar atë, veçanërisht kur nuk ka shumicën parlamentare. Është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje që të angazhohet në dialog me të gjitha grupet parlamentare për të identifikuar një kandidat që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve”.

“Rikthimi i një kandidature që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme në seancat e mëparshme bie ndesh me nevojën për ta konstituuar Kuvendin sa më parë. Deputetët e partive të tjera kanë të drejtën e tyre kushtetuese dhe politike për të pranuar ose refuzuar kandidaturat e propozuara”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e quan çmenduri…