Krasniqi: LV-ja ka vendosur ta mbajë peng shtetin

23 prill 2025 | 10:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se është “për keqardhje” që për herë të pestë ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, teksa për herë të tretë nuk është votuar kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV).

Krasniqi ka thënë se “po rrëshqasim në një fazë që asnjëherë s’i ka ndodhur Republikës së Kosovës”.

“Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon ta propozojë kryetarin e Kuvendit… ka vendosur ta mbajë peng shtetin, për shkak të tekeve të tyre, për një emër të përveçëm”, është shprehur ai.

“Nuk mund t’ua imponojnë emrin deputetëve të opozitës”, ka thënë Krasniqi.

“Mentaliteti arbitrar i marrjes së votës me zor nuk ka vend në një sistem demokratik”, ka pohuar ai.

Krasniqi ka thënë se LV-ja tashmë e di që “dy kandidatë nga grupi i tyre parlamentar i marrin votat e mjaftueshme” për kryetar të Kuvendit.

Por, sipas tij, synimi i LV-së është bllokada e Kuvendit.

Ai ka thënë se partia e tij do ta votonte “një kandidate ose kandidat që nuk ka histori të përçarjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Kastrioti Stukenbrock, në Schloß Holte-Stukenbrock të Gjermanisë do të…