Krasniqi: LV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
28 janar 2025
| 12:46
Profesor universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar në “Facebook” për Lëvizjen Vetëvendosje e cila udhëheq me shtetin.
Krasniqi ka pretenduar se LV-ja nuk largohet nga pushteti pa ndonjë sherr.
“LV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por nuk largohet pa sherr. Vetëm humbja bindëse e minimizon sherrin që mund t’i bëjë Kosovës pas zgjedhjeve. Prandaj më 9 shkurt 2025 duhet një lloj referendumi për largimin e saj sa më të padëmshëm nga pushteti. Nëse nuk ndodhë disfata e saj bindëse, mund të ndodhë kriza politike dhe të rikthehet dhuna”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.