Krasniqi, LV-së: ‘Të pa brekë ju gjeti dita, milionerë ju zuri nata!’
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se tash Vetëvendosje sa herë që flet për pasurimin e pushteteve të kaluara duhet që ta drejtojë gishtin ndaj vetës.
Ai ka thënë partia në pushtet nuk ka kredibilitet, teksa ka cituar thënien e Albin Kurti.
“’Do t’i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve’, citonte dikur Kurti, kur vraponte pas votave”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Ai ka thënë se tash pushteti po” ecin sipas ëndrrave të milionerëve, të cilëve ua falni dhjetëra miliona borxhe.”
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Do t’i lëvizim këmbët, sipas ëndrrave të të varfërve”, citonte dikur Kurti, kur vraponte pas votave.
E ne sot ia kthejmë me një citim tjetër: “Të pa brekë ju gjeti dita, milionerë ju zuri nata!”
Tash e tutje, sa herë që flisni për pasurimin e pushteteve të kaluara, jeni duke ia drejtuar gishtin vetes. Asnjë pikë kredibilitet nuk keni që t’na shitni moral.
Nga xhipat e zi, tek shtëpitë e banesat në lagjet më të shtrenjta e luksoze – ju sot nuk ecni sipas ëndrrave të të varfërve – të cilëve ua gjuani nga 100 euro në fund të vitit. Ju sot ecni sipas ëndrrave të milionerëve, të cilëve ua falni dhjetëra miliona borxhe.