Krasniqi, LV-së: Unë jam i bindur se Kusari është e pafajshme, ju mendoni se ajo ka bërë krime

28 prill 2022 | 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit ka deklaruar se pushteti po tenton t’i pengojë hetimet për rrymën.

Ai ka thënë se opozita ka të drejtë ta hetojë punën e Qeverisë dhe mohimi i një komisioni hetimor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Krasniqi po ashtu, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila është në bankën e të akuzuarve pikërisht për çështjet që LV-ja i ka ngritur për hetime.

“Është për keqardhje që e keni shndërruar këtë Kuvend në tifozëri. Hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që e ka opozita në dispozicion. Ne kemi të drejtë për të hetuar punën e Qeverisë që e ka zgjedhur ky Kuvend. Nuk ka ndodhur më parë për të devijuar. Ju sot po dëshironi ta pamundësoni një gjë të tillë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën dhe shpresoj ta ndryshoni qasjen që të mos ndodh as tash që nga pushteti i numrave që keni ta pengoni opozitën. Shefja juaj, Mimoza Kusari-Lila, shefja juaj, është në bankën e të akuzuarve për atë të kaluar. Dhe a e dini çka është ironia? Unë jam i bindur që është padrejtë aty se s’ka bërë asnjë faj. Ju jeni të bindur që kjo e ka shkelë ligjin dhe ka bërë krime, se qashtu keni thënë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), tregon…