Krasniqi: Ma vodhën fitoren

10 tetor 2021 | 16:20

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmerret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO. Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel.

Pas meçit, Krasniqi deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore. “Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka…