Krasniqi: MAPL-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me komunat
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se në takimin koordinues me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave diskutuam për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Krasniqi në këtë takim ka folur për reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet.
“MAPL-ja do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunojë me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe për ngritur zhvillimin ekonomik lokal”, është shprehur Krasniqi.