
Krasniqi: Marrëveshjet e Brukselit, gur i rëndë në qafë të Kosovës
08 prill 2018
| 17:55
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se marrëveshjet e Brukselit për një kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës.
I pyetur për kërkesën e presidentit dhe kryeministrit për unitet për përmbylljen e dialogut me Serbinë, Krasniqi ka thënë një kërkesë e tillë nuk ka të bëjë me unitet.
“Problemet që i kanë krijuar marrëveshjet e Brukselit, sidomos papërgjegjësia e njerëzve që kanë biseduar atje, për kohë të gjatë do të jetë gur i rëndë në qafë të Kosovës. Konsideroj se ai që po kërkohet nuk është unitet, veçse nëse është unitet për të krijuar ‘Zajednicën’?!”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e re”.