Krasniqi: Martirët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, drita e pashuar e lirisë sonë

28 shkurt 2025 | 13:53

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shpërndarë fotografi nga homazhet para memorialit të të rënëve nga kjo masakër.

“Sot, në Likoshan dhe Qirez, bashkë me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës, u përkulëm me respekt e mirënjohje para martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre”.

“Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Qirezit”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka kthyer letrën Gjykatës…