Krasniqi mbron titullin e Evropës
18 nëntor 2018
| 00:20
Haxhi Krasniqi ka arritur të mbrojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU), pasi në Dessau të Gjermanisë arriti fitore ndaj boksierit nga Venezuela, Ronny Landaeta.
Krasniqi arriti ta fitonte takimin me vendim unanim të gjyqtarëve.
Boksieri nga Juniku, titullin e Evropës e fitoi më 2 qershor pas triumfit ndaj Stanislav Kashtanovit.
/Epoka e re/