Krasniqi mbron titullin e Evropës
01 janar 2019
| 18:43
Haxhi Krasniqi ka arritur ta mbrojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU), pasi në Dessau të Gjermanisë arriti fitore ndaj boksierit nga Venezuela, Ronny Landaeta.
Krasniqi arriti ta fitonte takimin me vendim unanim të gjyqtarëve. Boksieri nga Juniku titullin e Evropës e fitoi më 2 qershor pas triumfit ndaj Stanislav Kashtanovit.
/Epoka e re/