
Krasniqi me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime në familjen e Bajrush Xhemailit
25 mars 2025
| 15:58
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë, kanë vizituar të martën familjen e sekretarit të kësaj parti, Bajrush Xhemaili, për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Fatime Xhemaili.
“Nëna Fatime ishte simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun, amaneti i së cilës do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë. U prehtë në paqe shpirti i saj!”, ka njoftuar PDK-ja.