Krasniqi: Me Bedriun kryeministër, do ta rikthejmë normalitetin në vend
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e parë me Kryesinë e re të partisë.
Me kryesinë e re, Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
“Sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve tanë, janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më. Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Prandaj, sipas tij, nga sot, PDK-ja me të gjithë kapacitetet e saj, anë e kënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin.
“Me Bedriun kryeministër, do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore!”, ka thënë Krasniqi.